E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie ne korrent, vdes 14-vjecari

TIRANE - Gjen vdekjen nje 14-vjecar pasi e ze korrenti. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne vendin e quajtur Nish-Tulla, ne kryeqytet ku ka humbur jeten i mituri me iniciale A. Xh., ka qene duke ndezur pompen e ujit kur e ka zene korrenti duke e lene te vdekur. Ngjarja e rende ka ndodhur ne oren 21:00, te dy diteve me pare. 14-vjecari eshte derguar me shpejtesi ne drejtim te Spitalit Ushtarak por dhe me gjithe kujdesin e dhene nga mjeket nuk ka mundur te jetoje. Kane qene keta te fundit qe kane njoftuar dhe policine per ngjarjen qe kishte ndodhur ne zonen e Nish Tulles. Pikerisht pas ketij njoftimi ne drejtim te shtepise se viktimes, jane nisur efektivat e Komisariatit numer 5, te policise se kryeqytetit, qe kane nisur hetimet.

Keta te fundit kane marre ne pyetje familjaret e 14-vjecarit per te zbardhur shkaqet e vdekjes se tij. Ne deshmite e dhena per uniformat blu, ata kane deklaruar se, "femija kishte dale qe te ndizte pompen e ujit. Por ne erresire ai nuk ka pare prizen dhe gabimisht ka vene doren. Menjehere ai eshte tronditur duke u djegur ne nje pjese te madhe te trupit. Menjehere e kemi nisur drejt spitalit por mjeket nuk kane mundur qe ta ndihmojne pasi ai kishte gjetur vdekjen". Policia e ka konsideruar kete ngjarje si aksidentale, duke perfunduar dhe hetimet ne lidhje me te. Pas kesaj dosja me materiale eshte derguar ne Prokurorine e Tiranes, e cila do te perfundoje hetimet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›