E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamorra ekzekutohen dy shqiptare

ITALI - Dy emigrante shqiptare ne Itali jane ekzekutuar me 30 plumba nga pese persona te armatosur, qe dyshohet se jane pjesetare te Kamorras se Kazertes. Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te djeshem, ne veranden e lokalit te quajtur "Kubana Club". Lajmi eshte bere i ditur nga policia italiane dhe eshte publikuar me media. Policia qe ka mberritur ne vendin e ngjarjes ka nisur hetimet. Pista e pare eshte ajo e larjes se hesapeve per shkak te trafikut te droges ne kete qytet. Nga te dhenat e para hetimore te policise italiane, dyshohet se dy viktimat te kene qene perfshire ne rrjetin e trafikut dhe shperndarjes se droges. Dyshohet se ekzekutimi eshte bere nga 5 persona te maskuar, te cilet i perkasin klanit kamorrist "Kasalezi". Ekzekutimi ka ndodhur pak pas mesnate ne nje lokal te Kazertas, konkretisht ne "Kubana Klub", ne momentin qe dy emigrantet Zyber Dani e Artur Kazani kane qene te ulur ne nje tavoline jashte. Megjithe perpjekjet e tyre per t'i shpetuar ekzekutimit, kane mbetur te vdekur ne vend, si pasoje e "bresherise" me plumba pistolete te pese ekzekutoreve te maskuar. Dy emigrante shqiptare, 40-vjecari Dani dhe 36-vjecari Kazani, ky i fundit me precedente penale per pjesemarrje ne trafikun e lendeve narkotike, jane qelluar per vdekje me arme duke u gdhire dita e djeshme para lokalit "Kubana Klub" ne Castelvolturno. Policia dyshon se behet fjale per nje hakmarrje e cila ka te beje me territorin e trafikut te droges ne zonen e Kazertes. Pikerisht kjo zone kontrollohej nga emigrantet afrikane, por edhe nga nje fraksion i klanit kamorrist "kasalezi".

Vrasja nga pese persona me maska

Sipas policise italiane, ndaj 2 emigranteve shqiptare kane qelluar te pakten 5 persona, te cilet, sipas te dhenave te para, ishin te maskuar. Ne drejtim te Zyber Danit dhe Artur Kazanit, te cilet kane qene te ulur ne nje tavoline jashte lokalit, eshte qelluar me te pakten 30 plumba pistolete te kalibrit te madh. Njeri nga dy shqiptaret nuk ka mundur te largohej nga plumbat dhe eshte gjetur nga karabinieret ne karrige me koken mbi tavoline.

30 plumba

Jane leshuar nga pese arme automatike gjate oreve te para te dites se djeshme ne qytetin e Kazertas ne Itali. Gjate ketij atentati per larje hesapesh kane ngelur te vdekur dy shqiptare, Zyber Dani dhe Artur Kazazi.

Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›