E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet me 4 kg kokaine, shqiptari 22-vjecar

FIRENCE - Sekuestrohen nga Guardia di Finanza e Firences 4 kg kokaine e paster, nderkohe qe ne pranga eshte vene nje shqiptar. Burimet e policise kane bere te ditur se, droga e sekuestruar nga karabinieret ishte e destinuar per tregun toskan. Arrestimi i korrierit u be gjate nje patrullimi. M. K, shqiptar, 22 vjec, eshte ndaluar per nje kontroll nderkohe qe ishte duke levizur me nje scooter. Kerkeses per kontrollin e dokumentave, ai iu pergjigj me nje tentative per t'u larguar. I bllokuar menjehere, financieret e Guardia di Finanzia-s kane vene re se M.K. kishte tentuar te fshinte nje tufe celesash qe kishte ne posedim. Duke dyshuar per nje sjellje te tille, financieret verifikuan perreth vendit ku tentoi te arratisej dhe vetem pak larg vendit ku u kap, gjendej nje lokal ku ai qendronte. Pas kontrollit te imtesishem ne te, financieret e Guardia di Finanzia-s gjeten mes materialeve te ndertimit nje cante me 20 paketa 200 grameshe, me nje peshe 4.400 kokaine te paster. Pervec sasise se droges, sekuestruan nje skoter dhe bankonota rreth 1000 euro. M. K., i dyshuar per precedente ne trafikun e lendeve narkotike, eshte arrestuar dhe transferuar ne burgun fiorentin te Solliciano-s. Tashme po hetohet per origjinen e droges, e cila pritet te zbardhet permes levizjeve te fundit te 22-vjecarit. Qysh nga fillimi i vitit dhe deri diten e djeshme, nga policia fiorentine jane kapur e sekuestruar rreth 60 kg droge. A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›