E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore, nepunesit ankohen per pagat

Nenkryetari i Bashkise se Vlores, Halim Dervishi ka hedhur poshte deklaratat e punonjeseve te gjelberimit, te cilat ne greven njeoreshe te zhvilluar diten e djeshme jane shprehur se Bashkia duhet te zgjidhe konfliktin dhe problemin e tyre me drejtuesit e firmes se gjelberimit. Dervishi ka sqaruar se grate jane pritur disa here nga punonjes se bashkise madje dhe nga ai vete, por ky institucion nuk mund t'i jape zgjidhje nje problemi te tille, pavaresisht ankesave qe mund te kene banoret. "Ne kemi si detyre te kontrollojme punen nese eshte bere ne rregull apo jo, e cila vleresohet nga metrat e punuara, vleresim ky qe behet nga specialistet perkates", - eshte shprehur Dervishi. Ai shton se ankesat per kushtet e punes mund te behen prane Inspektoratit te Punes ndersa per pagen mund te verifikojne prane deges se tatimeve, ku te kontrollojne numrin e punonjesve apo pagen dhe nese ka dicka qe nuk shkon mund ta zgjidhin nepermjet institucioneve te drejtesise, por jo nepermjet bashkise. Per sa i perket mungeses se nje pergjigjeje apo prononcimi nga ana e pronarit te firmes qe merret me gjelberimin, nenkryetari eshte shprehur se pas kontaktit qe kane pasur me te, u ka premtuar se do te kete nje pergjigje dhe nga ana e tij, por jo nje zgjidhje konkrete nga Bashkia e Vlores. Kjo, sepse bashkia nuk kontrollon as punonjesit apo as pagat qe ata marrin, por vetem cilesine e punimeve qe kryhen. Burime nga punonjeset e ndermarrjes se gjelberimit bejne te ditur se pas daljes dje ne interviste, nje pjese e punonjeseve jane ndjekur per ne shtepi.

Zgjidhja

Nenkryetari i ka bere thirrje punonjesve te gjelberimit qe nese ata kane probleme ne lidhje me punen dhe duan zgjidhje, ate mund ta marrin prane institucioneve perkatese pasi kjo firme, ashtu si dhe firmat e tjera private mund ta marrin prane institucioneve perkatese


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›