E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, kryeprokurori jep dorëheqjen

Kryeprokurori i Durrësit, Arjan Ndoji, jep dorëheqjen për t'i lënë rrugë të lirë hetimeve të nisura ndaj tij.

Numri një i organit të akuzës në qytetin bregdetar u shpreh se nuk mund të vazhdonte detyrën pa u zbardhur të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

"Akuzat janë të padrejta dhe unë jamë gati të përballem me ligjin", u shpreh Ndoji.

Sipas ligjit, dorëheqja e Prokurorit duhet të dekretohet nga presidenti i Republikës.

Kryeprokurori u padit nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për deklarim të rremë të pasurisë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›