E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Plani i Ban ki Moon, favorizon ndarjen

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se plani me gjashte pika i propozuar nga Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban ki Moon ka probleme serioze dhe krijon pershtypjen se favorizon nje ndarje te bute te Kosoves.

"Ideja e nje superpakice ne Ballkan, qe jane serbet eshte e demshme per vete pakicen por edhe per rajonin ne teresi", u shpreh Berisha, duke thekuar se nacionalizmi serb ne Beograd mbetet nje problem.

Sipas shefit te qeverise shqiptare, projektet duhet te konsultohen me gjere me faktoret lokale, pasi aktet e destabilizimit kane nje kosto te larte per rajonin.

"Shpresoj qe Keshilli i Sigurimit do te shqyrtoje planin e Ban ki Moon, por dhe propozimin e Prishtines zyrtare per te gjetur nje dokument qe merr pajtimin e paleve", u shpreh Berisha.

Deklarata e kryeministrit u dha gjate nje konference per shtyp me homologun e tij malazez, Milo Gjukanovic.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›