Reichel: Marrëveshja, në të mirë të palëve
Ernst Reichel, ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për menaxhimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
E përshëndes fuqishëm marrëveshjen e arritur në Bruksel, në kuadër të dialogut teknik për menaxhimin e integruar të kufirit.
Kjo marrëveshje e bën të padiskutueshme të drejtën e Kosovës për të dërguar nëpunës kufitarë edhe në veri të vendit, thuhet në deklaratën e ambasadorit.