Papërgjegjësia parlamentare
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar të mërkurën ndaj zhvillimit të punimeve të komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës gjatë dy ditëve të fundit.
Dështimi i tri mbledhjeve të komisioneve parlamentare për shkak të mungesës së kuorumit dhe mbajtja e dy mbledhjeve pa kuorumin e domosdoshëm, sipas KDI’së, është shqetësuese për mbarëvajtjen e punës të institucionit më të lartë përfaqësues në vend.
Në reagimin e KDI’së thuhet se për shkak të mungesës së kuorumit kanë dështuar të mbahen mbledhjet e Komisionit për Bujqësi, e Komisionit për Administratë Publike dhe mbledhja e Komisionit për Integrime Europiane.
“Kjo tregon për papërgjegjësinë e deputetëve në kryerjen e obligimeve kushtetuese karshi zgjedhësve të tyre”, thuhet në reagim.
Sjellja e tillë e deputetëve të Kosovës, sipas kësaj organizate, sjell si pasojë edhe prolongimin e miratimin të një numri të madh të ligjeve shumë të nevojshme dhe të rëndësishme për vendin.