Fokus/Edi Rama mbron piramiden nga karrigia e Spiro Kolekes
Nuk dihet ende ne se ishte rastesi apo nje kusht i mundshem i vendosur nga Edi Rama por gjithsesi ishte fakti qe ne tryezen djeshme ku diskutohej per piramiden ai Edi Rama ishte ulur ne karrigen ku para me se 20 vjetesh ulej daja i tij Spiro Koleka.
Ate qe jo rastesisht por me deshiren e mundshme te Edi Rames me gjithe tentativen per ta mbajtur per vete e ka denoncuar kryeministri Sali Berisha.
Ju zoti Rama jeni ulur ne karrigen e Spiro Kolekes. Pervec faktit se je nje piktor i realizmit socialist i penduar dhe per kete me vjen mire. Se ne qofte se zoteria nuk eshte penduar ne ideologji rezulton i penduar ne art dhe kjo perben nje zhvillim kerkon ta projektoje te gjithe sistemin demokratik te ndertuar nga shqiptaret keto 18 vite me trashegimine e tij te realizmit socialist. Une uroj qe te cliroheni sa me shpejt nga kjo menyre arsyetimi dhe te arrini te shihni nje realitet krejt tjeter nje Shqiperi qe eshte vite drite larg asaj qe imagjinoni zhvilloni dhe parashikoni ju ju drejtua Berisha kreut te PS-se.
Me se 20 vjet me pas piktori i deshtuar dhe i penduar i realizmit socialist duket nga ana tjeter se nuk e ka fshehur jo lidhjen por premtimi qe i ka dhene dajes se vet per mbrojtjen dhe perjetesimin e figures s Enver Hoxhes.
Dhe kete Edi Rama eshte munduar ta beje dje sa me mire bashke me sjelljen e tij dyfytyreshe ku nuk ishte kunder parlamentit te ri por te ndertohej mbi germadhat e vjetra te piramides.
Karrigia ku ishte ulur dje Edi Rama e cila merret me mend se nuk ishte nje zgjedhje e rastesishme por per me teper mbrojtja qe ai i bente piramides nuk ishte asgje me shume se nje sjellje e tij brenda ligjeve te natyres brenda rregullsise qe parashikon procesi i trashegimise gjenetike.
Nga pozitat e nje trashegimtari jo plengprishes i dajes se tij Spiro Koleka duke e ndjere veten edhe me te sigurt se ne krah kishte Gramoz Rucin Edi Rama duhet thene se e beri te tijen dhe se me sjelljen e tij beri qe daja i tij te ndjehet krenare per nipin packa se hakerrimet e tij Edi Rames nuk trembin njeri dhe me keq akoma nuk mund te shmangin procesin tashme te vene ne udhe te mbare te shembjes se varrit simbol te diktatorit Enver Hoxha jo vetem mikut te dajes se tij Spiro Koleka.