Pas liberalizimit te vizave asnje pengese mes shqiptareve dhe hapesires Shengen
Ministri i Brendshem Lulzim Basha vazhdon turin informues per liberalizimin e vizave
Ne turin informues per kushtet e post-liberalizimit te vizave ministri i Brendshem Lulzim Basha bashkebisedoi dje me nxenesit e gjimnazit Myslym Keta ne Tirane mbi rregullat te drejtat dhe detyrimet e levizjes se lire ne zonen Shengen.
Ne qofte se mirebesimi juaj eshte i vertete nuk keni asgje per tu frikesuar nga kalimi i kufirit. Mjafton vetem pasaporta biometrike dhe mirebesimi me te cilin i drejtoheni kufirit iu pergjigj Ministri Basha interesimit te nxenesve te ketij gjimnazi nese jane parashikuar kushte financiare apo ekstra per te udhetuar ne zonen Shengen.
Ministri Basha trajtoi gjeresisht ne kete takim ceshtjen e mirebesimit dhe bashkepunimit me autoritetet e policise kufitare dhe migracionit nese kjo do tu kerkohet.
Dy koncepte duhet te kemi te qarta dhe duhet te ia sqarojme keto koncepte jo vetem njeri tjetrit por dhe te afermve tane dhe mos te leme spekulimet te zene driten e fakteve. E para eshte qe me pasaporte biometrike cdo qytetar shqiptar udheton lirshem ne hapesiren lsquoShengen. E dyta eshte qe ky udhetim duhet te jete ne kushtet e mirebesimit dhe kushtet e mirebesimit do te thote qe cdo qytetar shqiptar duhet te mare masa qe kostot e ketij udhetimi kostot e ketij qendrimi te jene ne menyre te arsyeshme te planifikuara. Nuk ka rendesi nese keto jane para qe merrni me vete llogari bankare qe keni hapur apo qe mund ti aksesoni nepermjet kartave tuaja te kreditit apo jane persona qe ju presin dhe paguajne per shpenzimet tuaja. Rendesi ka te jeni ne mirebesim dhe nese pyetjet per mirebesimin tuaj shtrohen gjate kalimit te kufirit ti pergjigjemi atyre me durim per te qartesuar autoritetet e kufirit dhe te migracionit. Por asgje nuk qendron si pengese mes qytetarit shqiptar dhe hapesires lsquoShengen pas liberalizimit te vizave pervec kushteve te lartpermendura sqaroi ministri Basha.
Duke ftuar nxenesit e kesaj shkolle te japin kontributin e tyre per ndergjegjesimin e qytetareve mbi rregullat e levizjes se lire Ministri Basha u shpreh me tej se Europa me sinjalin e heqjes se vizave pas permbushjes se kritereve nga qeveria demonstron gatishmerine dashamiresine ndaj qytetareve te ketij vendi por pret edhe nje sjellje te pergjegjshme nga qytetaret e ketij vendi.
Ministri Basha dha shpjegime per interesimin e nxenesve te gjimnazit Myslym Keta ne Kombinat mbi rregullat e levizjes se lire dhe penalitetet ne rast te shkeljes se tyre.