GJYSHET E VERBERA DHE TE VERBUARIT E PUSHTETIT
Sado që të përpiqesh të ndjekësh rrjedhën e zakonshme të punëve të ditës, nuk të hiqet dot nga mendja ai shëmtim njerëzor, që u shfaq drejtpërdrejt në lajmet televizive dy ditë më parë - një kanakar i pushtetit aktual që godet gjyshet e verbëra në sy të gardistëve e të forcave të rendit, aty në mes të bulevardit "Dëshmorët e Kombit", e mu përpara dyerve të hekurta të Kryeministrisë (!)... I verbuari nga pushteti goditi me tërbim dy gjyshe të verbëra dhe nuk u ndal nga asnjë lloj i forcave të rendit, të rreshtuara para dyerve të hekurta të "Pallatit të Pushtetit", madje dhe u shoqërua pastaj nga një gardist, aq i mallëngjyer, sikur ai farë "shefi" kishte kryer "detyrën".
Cili qytetar normal i këtij vendi nuk fyhet, kur sheh tek puthen pas betejës gardisti dhe "shefi" i tij, pasi kishin goditur me egërsi "të partishme" dy gjyshe të verbëra, tek rrinë të vetëlidhura me litarin e protestës paqësore për hallet e tyre? Po, kishin goditur është më drejt të thuhet e të thuhet sheshit. Sepse gardistët dhe forcat e tjera të ruajtjes së rendit nuk janë aty për të bërë sehir harbimin primitiv të një të përkëdheluri të pushtetit, por për të mbrojtur paprekshmërinë dhe lirinë e qytetarëve, që i paguajnë për atë shërbim. Sepse ata policë dhe gardistë paguhen edhe nga taksat e atyre gjysheve të mira, fatkeqësia e të cilave për herë të parë në jetë u kthehet në fat të madh - nuk e panë dot atë shëmtim që na shfaqën faqe botës të verbuarit tanë nga pushteti!...
Kush nuk fyhet, kur sheh si goditen dy gjyshe të verbëra mu përpara godinës, që duhet t‘u sigurojë paprekshmërinë fizike dhe të dinjitetit të tyre njerëzor? Kush nuk fyhet e revoltohet njëherësh, kur sheh si bëjnë sehir të gjitha forcat e ruajtjes së rendit, ndërsa një kanakar pushteti godet dy gjyshe të verbëra? Për të mos zënë në gojë atë gardistin, që e përcolli të verbuarin e pushtetit aq i ngazëllyer, si të kishte kryer një nga dymbëdhjetë trimëritë e Herkulit...
Kjo ishte ajo shfaqje e shëmtimit të rëndë, që i shkakton njeriut verbimi i pushtetit. Si të mos mjaftonte kjo, i përkëdheluri i pushtetit dërgohet menjëherë në televizion për të bërë një "shfajësim", që e rëndon shumë më keq veprimin e tij të shëmtuar. Na paskej humbur mendjen, se sapo kishte ardhur nga një udhëtim i lodhshëm me avion(!) Në mos gaboj, një nga fjalitë e tij (të shqiptuara duke parë gjithnjë nga një pikë, ku duhet të ishte vendosur ndonjë ‘trajner‘ nga ata që përpiqen të bëjnë lavatriçen e zullumeve të tërë skotës së madhe të zullumqarëve tanë të tranzicionit) ishte pak a shumë kjo: "Nuk e dija fare se ishin të verbëra... Ato kishin humbur sytë, unë kisha humbur mendjen". Pastaj vijon me një fyerje edhe më të rëndë për gjyshet e mira, të rrahura prej tij: "Unë mund t‘u jap bukë"... Dhe nëma e gjysheve të rrahura është aq e drejtë, sa i verbuari i pushtetit u zhyt më keq në shëmtimin e asaj që bëri.
Lavatriçja televizive e nxori më për lumë nga sa ishte kur shkoi të "lante mëkatin". Por e nxori "të larë" pushteti me organet e veta të ruajtjes së rendit. "Nuk bën pjesë as në efektivat e Gardës së Republikës, as në ato të Politicë së Shtetit", - na siguruan zëdhënësit përkatës. Po atëherë, si e shpjegojnë këto institucione qëndrimin e pjesëtarëve të forcave të tyre, që i rrinin gatitu dhe e përcillnin me përgjërim, edhe pas rrahjes së gjysheve të pafajshme këtë "as gardist e as polic"? I bie që, në këtë vend të bekuar nga Zoti e të mallkuar nga bimët kacavjerrëse të pushtetit, çdo "as gardist e as polic" qenka i lirë të lëshohet pa fre në shkeljen e ligjeve që mbrojnë bashkëjetesën e një shoqërie normale në shekullin e 21-të, në brigjet e Evropës së lirive. Dhe nuk e ndalka dot asnjë nga forcat tona të shumëllojshme të ruajtjes së rendit e të ligjit, pra të sigurisë së qytetarëve të këtij vendi, vetëm se "nuk është as gardist e as polic"...
Me këtë logjikë, na rezulton që shekulli i 21-të tek ne paska mbetur në kohën e "bravoçave" të mesjetës feudale, të cilët forcat e rendit e të ligjit paskan detyrë vetëm t‘i përcjellin me dashuri, sepse "nuk është as gardist e as polic‘. Me këtë logjikë të gjymtuar, "bravoçi" ynë "as gardist e as polic" nuk duhet të paditet as nga Shoqata e të Verbërve, as nga Zyra e Mbrojtjes së Qeverisë (thonë që është e mbrojtjes së qytetarëve) e që nuk iu dëgjua zëri fare (a thua se gjyshet e varfëra nuk i llogaritin si qytetare, pasi ato nuk ua shohin dot zyrën), as nga njëqind e ca partitë tona politike të tranzicionit (me përjashtim vetëm të dy vetëve), as nga disa dyzina me Shoqata të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut (!), madje, me ndonjë përjashtim të rrallë, nuk janë ndjerë as taborri ynë i madh i analistëve, që bëjnë të gjitha analizat e botës, pa përmendur asnjë të dhënë konkrete për të treguar se ku mbështeten... Deri tani nuk kam dëgjuar as ndonjë protestë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për këtë shkelje skandaloze të ligjit e të të drejtave të njeriut. Edhe Zyra e Avokatit të Popullit, megjithëse nuk heshti, më duket se i kishte shumë të zënë punonjësit e vet për t‘i dërguar të dëgjonin se si ndjeheshin ato gjyshe të shkreta pas trajtimit "partiak" të militantit "as polic e as gardist". Ndoshta kishin nevojë për ndihmë juridike a mjekësore. Ose për një fjalë të ngrohtë njerëzore.
Me këtë logjikë të gjymtuar (nuk kemi ç‘t‘i bëjmë, pasi "nuk është as gardist e as polic"), mund të vijë puna nesër, që i përkëdheluri i pushtetit të padisë në gjykatë të dyja gjyshet e verbëra që ai rrahu. T‘i padisë se "e vonuan të shkonte në një takim të rëndësishëm në kryeministri, ku caktoheshin emrat e zëvendëskandidateve femra për deputete". Nuk duhet të çuditemi fare, nëse vetë gjykata i jep të drejtë këtij lloj paditësi të pushtetshëm, pasi ato dy gjyshet e verbëra "ishin kundër vendimit të pushtetit që 30% e pushtetarëve tanë, këtej e tutje t‘i kemi femra". Mund të vijojnë t‘i padisin gjyshet tona edhe gjithë ato lloj forcash të rendit e të ligjit, të pranishme në atë shfaqje të shëmtuar. Mund t‘i padisin dhe ato forca ligjzbatuese gjyshet tona të mira, se e zemëruan shumë "shefin" e tyre "as gardist e as polic", e zemëruan sa e humbi mendjen dhe i rrahu. Tek e fundit, ai u tregua "human" dhe "mund t‘u japë bukë", pasi u dha më parë dru për qejf të pushtetit.
Ja pse ajo shfaqje e shëmtuar e një pushteti të verbuar, nuk dëgjon të të lërë në rrjedhën normale të punëve të tua të ditës. Madje, brezit që i ka kapërcyer të gjashtëdhjetat, i ndjek dhe gjumin. I ndjek gjumin dhe i sjell sërish përpara syve ditët e rënda, kur populli dënohej si "armik i popullit" e "në emër të popullit", i kujton ditët kur nuk zbatohej ligji, por "Platforma e Brendshme" e partisë, një platformë-përbindëshe, thelbin e të cilës e tregonte me mburrje, dikur në revistën "Rruga e Partisë" vetë drejtoresha e pushtetshme e "Institutit të Studimeve të Veprave të Burrit të Saj", kur thoshte: "Ne, shokë dhe shoqe, kemi platformën tonë ligjore, të bazuar në mësimet e partisë, sipas të cilës për të njëjtën shkelje, njeriun tonë e falim, atë që i shërben partisë e këshillojmë, një të gënjyer nga armiku i klasës e dënojmë lehtë, kurse një armik të popullit e të partisë e dënojmë me 25 vjet ose me vdekje". Platformë që, mesa duket po zbatohet nga drejtësia jonë e tranzicionit edhe për krime shtetërore shumë më të rënda (por po aq të turpshme) se rrahja e gjysheve të verbëra nga të verbuarit e pushtetit.
Mesa duket, paska shpresuar ca si shumë brezi im. Ka shpresuar që një ditë ta shohë vendin e tij të hedhë në kosh atë mynxyrjaren "Platformë të Brendshme" e të zbatojë ligjin e barabartë për të gjithë qytetarët, si e gjithë bota e qytetëruar ku rropatemi të bëjmë pjesë. Brezi im ka shpresuar vërtet shumë, ashtu siç dhe ka hequr shumë. Ka shpresuar dhe ëndërruar për një ditë kur gjyshet tona, të rënduara nga fatkeqësia e verbimit, të mos guxojë kush t‘i fyejë e jo më t‘i dhunojë; ka besuar që polici të ndalojë trafikun edhe në shëtitoren "Dëshmorët e Kombit" e t‘i marrë për dore gjyshet e verbëra për t‘i kaluar në anën tjetër të rrugës nën duartrokitjet e kalimtarëve; ka besuar shumë ai brez që, kur arrihet të vihet dorë mbi gjyshet tona të verbëra, nuk është turp vetëm për një ndërgjegje të humbur në terrin e mykur të dyqaneve të pushtetit - të vjedhura dhe ato nga pronarët e ligjshëm të kthyer tashmë në "ish-pronarë" që sorollaten me vite zyrave të pushtetit pa gjetur të drejtën e tyre të natyrshme - por është turp e marre për të gjithë shoqërinë.
Kur shohim shfaqje aq të shëmtuara në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", e mu tek porta e "Pallatit të Pushtetit", janë gjyshet tona të lënduara ato që e shohin verbërinë e pushtetit më qartë se të gjithë ne. Kur katandisemi sa të rrahim gjyshet e verbëra, vetëm për t‘i bërë qejfin pushtetit, është nëma e tyre që nuk verbon vetëm pushtetin e pushtetarët, por një shoqëri të tërë. Ndaj, është mirë të ruhemi nga nëma e rëndë e gjysheve, nëse duam të mos na vijë të gjithëve turp nga vetja jonë. Është mirë të zbatojmë gjithnjë ligjin, njëlloj për të gjithë. Po nuk deshëm vetë t‘i hapim sytë, nuk shpëtojnë dot nga verbimi i pushtetit.