E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, blerje rekord bonosh të thesarit amerikan

Sipas një artikulli të "Financial Times", zyra kineze e menaxhimit të valutave të huaja po vazhdon të blejë kuota rekord bonosh të emetuara nga thesari amerikan, pavarësisht qëndrimit të Pekinit, sipas të cilit i druhet shumë një kolapsi të mundshëm të dollarit. Në artikullin në fjalë citohen zyrtarë perëndimorë dhe kinezë, të cilët shprehen se Kina "ka rënë në kurthin e dollarit". Sipas kësaj gazete, Kina nuk ka zgjidhje tjetër veç t‘i konvertojë rezervat e saj gjigante monetare në valutë amerikane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›