E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karaxhiç, i mbrojtur nga imuniteti

Avokatët e ish-liderit të serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç kanë paraqitur një kërkesë, sipas së cilës çdo akuzë kundër tij duhet të bjerë, pasi diplomati amerikan, Riçard Holbruk, i kishte premtuar imunitet nga çdo lloj ndjekjeje penale, me kusht heqjen dorë nga politika. Qëndrim ky që mohohet tërësisht nga vetë Holbruk. Autoritetet e Gjykatës së Hagës njoftuan se i akuzuari nuk mbrohej nga asnjë lloj imuniteti, edhe në rast se një marrëveshje e tillë mund të jetë kryer vërtet.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›