Berluksoni: S‘kam bërë kurrë gafa
Gjatë një interviste për rrjetin amerikan CNN, Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, vërejti se nuk kishte bërë kurrë gafa dhe se nuk i pëlqente shumë posti i kreut të qeverisë. "Nuk kam bërë kurrë ndonjë gafë, as edhe një të vetme, çdo gafë shpiket nga gazetat", tha nga zyra e tij në Romë. "E bëj gjithçka më takon me një ndjenjë të fortë sakrifice. Më duhet t‘ju them se nuk më pëlqen. Absolutisht".