Përmbytjet, Ruli: Mbrojtje për tokat

Sistemi i mbrojtjes së tokës në zonat e përmbytura të Nënshkodrës e ka funksionuar rregullisht. Kanë qenë flukset e mëdha ujore që shkaktuan përmbytjet flukse për të cilat sistemi mbrojtës nuk ishte konceptuar. Ministri i bujqësisë Genc Ruli thotë se po hartohet një program për të rikonceptuar sistemet e kanalizimeve e hidrovorëve.
"Asnjë digë, asnjë kanal, asjnë hidrovor, nuk doli nga përdorimi me volumet e ujit që ishte brenda koeficienteve, rezistuan më së miri. Kur volumet e ujit kapërcyen 3-4 fish kapacitetet e tyre, faktikisht vetëm kur uji kaloi mbi argjinaturë, ne kemi pasur carje të argjinaturave etj. Por kanë qenë volumet e ujit që ishin tej koeficinetëve të parashikuar që sollën këtë fenomen", tha Genc Ruli, ministër i Bujqësisë.
Përmbytja me dëmet e shkaktuara në zonat e Shkodrës dhe të Korcës të spikatura si zona bujqësore tashmë ka dhënë mësimin se cdo investim për të mbrojtur tokën bujqësore është me vlerë.
"Cdo investim që ne bëjmë për të mbrojtur tokën si tokë në përgjithësi, dhe tokë bujqësore në vecanti, është e justifikuar në kostot e saj. Një investim sikur të ishte bërë apo sikur të bëhet dhe për nivele të tilla përmbytjesh, që të mos kapë një brez të tërë njerëzor, në finale, me dëmin që do të bëhet atëherë kur do të shfaqen unë mendoj që e justifikon vetë", vijoi Ruli.
Dëmi i shkaktuar nga vërshimet e ujit në janar të këtij viti vetëm në Nënshkodër është përllogaritur rreth 12 milion euro. Përmbytjet e përsëritura në këtë vit vec këtyre dëmeve në kulturat bujqësore kanë shkaktuar dhe një vonesë në mbjelljet e pranverës.
Adi Darsi < I mëparshmi