Rihapen minierat e kromit dhe bakrit

Një prej zonave të pasura me krom dhe bakër në Shqipëri, e pashfrytëzuar prej vitesh do të riaktivizohet sërish. Kompania Sichuan Juannanchun International Group ka nënshkruar me drejtues të Kurum kanë formuar një ndërmarrje të përbashkët, e cila do të riaktivizojë minierat dhe impiantet e përpunimit në Kalimash dhe Vlahën, në zonën e Kukësit. Nënshkrimi i marrëveshjes nga qeveria shqiptare u bë nga ministri i Ekonomisë, i cili vlerësoi projektet për nxjerrjen e kromit, koncentratit dhe mineraleve të tjera.
"Një kompani gjigante, një kompani tepër prestigjioze sic është ajo, Kurum Energy, janë duke u bashkuar për të investuar në Shqipëri dhe për të ringritur industrinë e kromit në këtë vend. Ne si qeveri i japim kësaj kompanie të përbashkët për shfrytëzim minierën e kromit Kalimash, Vlahë, fabrikën e pasurimit të kromit Kalimash dhe bakrit në Golaj e cila do të kthehet në një fabrikë pasurimi kromi", tha Dritan Prifti, ministër i Ekonomisë.
Illiria Minerals Industry synon të bëhet kompania lider në fushën e mineraleve dhe metalurgjisë në Shqipëri. Kjo ndërmarrje e përbashkët pritet të nisë punë brenda pak muajve. Të drejtat e koncesionit lejojnë shfrytëzim për një periudhë 35 vjecare, të rreth 6 milionë ton rezervave.
Adi Darsi