E Shtunë, 31 Tetor 2026

GND diskuton sot për situatën në Kosovë

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar dhe Përfaqësuesi special i BE-së, Piter Feith do të raportojë para 25 përfaqësuesve të shteteve anëtare për zhvillimet në Kosovë, si dhe do të rishikohet edhe mandati i Zyrës Civile Ndërkombëtare. Në këtë takim merr pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili do të flasë për Kosovën si shtet i pavarur e sovran, me një shoqëri demokratike e multietnike. Theks të veçantë në raportimin e tij, kryeministri Thaçi do të ketë edhe në zbatimin e Kushtetutës dhe zbatimin e plotë të ligjeve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Zëdhënësi i Zyrës së ICO-së Edi Megafi, bëri të ditur se ndryshimet e mundshme në mandatin e Feith-it do të lidhen me progresin që kanë arritur institucionet kosovare në fusha të ndryshme.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›