Jeremiç: Nuk do të ndërmarrim asnjë hap për në NATO
Në një intervistë për të përditshmen serbe ''Veçernje Novosti'', ai shtoi se aktualisht Serbia nuk po mendon për një anëtarësim të mundshëm në Aleancë. ''Sidoqoftë, Serbia do të bashkëpunojë me NATO-n dhe të gjitha organizmat e tjera në Ballkanin Perëndimor për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit'', deklaroi ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, i cili ishte i pranishëm në konferencën për sigurinë, që u zhvillua në qytetin gjerman të Mynihut.