Vrasja e ish-atletit, në pranga një i dyshuar
Në pranga ka rënë shtetasi Avni Goca, 50 vjeç, nga Burreli, i cili dyshohet se është autor i vrasjes. Ai nuk e ka pranuar krimin para hetuesve, duke deklaruar se nuk asnjë lidhje me këtë ngjarje, ndërkohë e vërteta do të mësohet pas përfundimit të hetimeve. Gjithsesi, Avni Goca do të mbetet në burg, pasi në banesën e tij janë gjetur armë dhe municone. Ai është pronar i lokalit ku ndodhi krimi një ditë më parë. "Kemi dyshime të forta se Avni Goca është autor i vrasjes së ish-atletit. Po hetojmë në disa pista për të hedhur dritë mbi ngjarjen", thanë burime zyrtare nga policia. Ish-atleti i Dinamos, Hasan Rakipi u qëllua për vdekje në Kamëz të Tiranës.