“Gërdeci”, prokurët në vendin e shpërthimit
Hetuesit do të rishohin vendin ku ndodhej saldatriçja, pasi dëshmitarët kanë dhënë dëshmi të ndryshme, nëse shpërthimi u shkaktua nga një shkëndijë saldimi.Për këtë arsye, seanca gjatë ditës së sotme në Gjykatën e Tiranës nuk do të zhvillohet, duke u shtyrë për një ditë tjetër. Çështja 'Gërdeci' është një nga çështjet me më shumë dëshmitarë, rreth 300 të tillë, dhe prej disa seancash është fokusuar në pyetjen e tyre. Si të pandehur në këtë çështje janë 29 persona, shumë nga të cilët ish-funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë.