E Diel, 1 Nëntor 2026

Todorov: Mësimi i gjuhës synon integrimin e shoqerisë

"Me këtë vendim nuk dëshiroj të arrij këtë gjë. Vendimi, i cili në bazën e tij ka mësimin e gjuhës maqedonase, shihet si një prej shkallëve kyçe që duhet të kalohen për tejkalim të barrierave. Barriera gjuhësore është një prej barrierave më të mëdha në komunikim dhe mendoj se kjo është një mënyrë për integrim më të mirë dhe më të lehtë të shoqërisë", ka thënë Todorov në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” më gjuhën maqedonase, lidhur me vendimin e mësimit të gjuhës maqedonase për përkatësinë shqiptare nga klasa e parë. Ai ka theksuar se për këtë çështje ka ekzistuar dialog, është debatuar edhe në seancë qeveritare, ku është miratuar konkluzioni që të fillohet me mësimin e gjuhës maqedonase që nga klasa e parë, ndërsa këtë vit kjo të zbatohet në gjysmëvjetorin e dytë. Todorov nuk mendon se ka tensione në marrëdhëniet me BDI-në, edhe pse, siç thotë, ndonjëherë kanë qëndrime të ndryshme rreth modalitetit të zbatimit të vendimeve. Ai vlerëson se nuk qëndrojnë argumentet e kundërshtarëve të këtij vendimi se nxënësit do të jenë të stëngarkuar për shkak të moshës, se vendimi nuk ka bazë juridike dhe se profesorët nuk kanë kualifikime të mjaftueshme të ligjërojnë gjuhën maqedonase.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›