E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza ekonomike-BSH: Bien dërgesat e emigrantëve dhe investimet e huaja

Tiranë Banka e Shqipërisë në të dhënat e saj ka treguar se në vend ka rënë fluksi i valutës që vjen prej emigrantëve dhe investitorëve të huaj. Shkak sipas saj është kriza që ka mbërthyer europën.

Në raportin e politikës monetare thuhet se të ardhurat nga emigrantët në muajt e fundit të vitit 2011 arritën në 132.6 milionë euro, duke rënë në këtë mënyrë me 56.6 milionë euro kundrejt tremujorit të mëparshëm.

Si pasojë e krizës ekonomike kanë rëdhë dhe investimet e kompanive të huaja në vend.
Sipas BSh-së në muajt korrik, gusht dhe shtator të vitit 2011 investimet e huaja kapën shifrën 166,4 milionë euro, duke treguar një rënie me 55,1 milionë euro.
Ndërsa në karasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një rënie me 61 milionë euro.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Kriza ekonomike, bien dërgesat e emigrantëve Kriza që po përjetojnë dy vendet fqinje, Greqia dhe Italia,...
  2. Kosova vijon të vuajë mungesën e investimeve të huaja Ndonëse zyrtarët e institucioneve vazhdimisht premtojnë se do të vijnë...
  3. Konsujt e Nderit-Basha: Tirana, tërheqëse për investimet e huaja Tiranë- Një Tiranë tërheqëse për investitoret e huaj, kjo ka...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›