E Diel, 1 Nëntor 2026

Vajza 5 vjeçe i shpëton përdhunimit,djali 12 vjeç e pëson në repartin X

02/02/2012  Maniaku në Tiranë: Isha i dehur, s mbaj mend. Viktima në Gramsh: Më mbylli gojën

Dy pedofilë u prangosën dje në Tiranë e Gramsh, pasi në kryeqytet u tentua të përdhunohej një vajzë vetëm 5 vjeçe, ndërsa në qytetin tjetër u përdhunua një djalë 12 vjeç. Të dyja rastet u denoncuan nga prindërit e të miturve, ndërsa pedofilët janë shoqëruar në ambientet policore. Në rastin e parë vepra penale nuk është konsumuar, pasi prindërit e gjetën vajzën në duart e pedofilit, ndërsa ngjarja e Gramshit është konsumuar dhe vërtetuar nga Mjekësia Ligjore.

Tentativa me 5-vjeçaren

Ylli Tafa, 49 vjeç, banues në Tiranë kishte parkuar makinën e tij, tip “Opel Corsa” në afërsi të rrugës “Kongresi i Lushnjës”, kur pa vajzën 5 vjeçe. Me një 5 mijë lekësh të vjetër ai arriti ta afronte pranë dhe tentoi ta fuste në makinë. Pasi hasi në rezistencën e saj, maniaku e futi me zor në makinë dhe aty tentoi ta përdhunonte. Nuk dihet ende sesi prindërit e kishin lënë vetëm vajzën, por teksa po e kërkonin, e gjetën në duart e monstrës. Pasi arritën ta merrnin me vetë, prindërit e denoncuan Tafën në komisaritin nr 2, efektivët e të cilit e arrestuan. Në ambientet policore ai dëshmoi se ishte i dehur dhe nuk mbante mend asgjë. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për konsunimim të veprës penale “vepra të turpshme” që parashikohen neni 108 i Kodit Penal.

Përdhunimi i 12-vjeçarit

Një i mitur 12 vjeç është dhunuar seksualisht nga një 36-vjeçar në një godinë të braktisur në ambjentet e ish-arshivës i quajtur si reparti X në periferi të qytetit të Gramshit. Pasi ka marrë denoncimin e nënës së fëmijës, policia ka shoqëruar menjëherë 36-vjeçarin në komisariatin e qytetit. Një grup hetimor ka nisur menjëherë punën dhe pas ekzaminimeve të para është konfirmuar dhunimi seksual i tij. Rreth orës 18.50 të ditës së martë në komisariatin e policisë së Gramshit ka mbërritur një telefonatë nga një grua, e cila ka kërkuar ndihmë. Menjëherë në shtëpinë e saj është dërguar një patrullë policie. Gruaja dhe djali i saj 12 vjeç me inicialet A.Ç, janë shoqëruar në komisariat ku edhe kanë dëshmuar gjithçka kishte ndodhur. Fëmija ka treguar sesi është mashtruar nga 36-vjeçari dhe është përdhunuar në një nga ambjentet e ish-parkut në periferi të Gramshit. “Isha duke luajtur dhe më tha të shkoja me të për të mbledhur hekurishte. Kur kemi hyrë në repart më ka mbyllur gojën që të mos bërtisja”, ka vazhduar dëshminë rrënqethëse i mituri. Menjëherë në banesën e personit që akuzonte i mituri është dërguar një patrullë policie. 36-vjeçari është gjetur në shtëpi me familjarët e tij që vuajnë nga probleme mendore. Ai ishte i martuar dhe kishte një vajzë të mitur. Mënjëherë kanë nisur procedurat për verifikimin e ngjarjes. I mituri është nisur drejt Elbasanit ku edhe i është nënshtruar ekzaminimit të mjekut ligjor. Gjithashtu i është nënshtruar edhe një trajtimi psikologjik për dhunën që ka pësuar. Elson Selami jeton në një familje, pjestarët e së cilës vuajnë nga sëmundje mendore, ndërsa vetë 36-vjeçari konsiderohej më i kthjellti në familje. Ai merrej me grumbullim skrapi dhe madje edhe kryente edhe vjedhje të mjeteve metalike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›