GNK: Kriza Athinë-Shkup po pengon zhvillimin e Ballkanit Perëndimor
Bruksel - Strategjia evropiane dhe e NATO’s për stabilizimin e Ballkanit perëndimor po vihet në rrezik pas krizës që po vazhdon midis Maqedonisë dhe Greqisë lidhur me çështjen e emrit. Grupi Ndërkombëtar i Krizave tha se mosmarrëveshja rrezikon përparimin e arritur që nga marrëveshja e vitit 2001, e cila i dha fund dhunës mes shqiptarëve dhe autoriteteve qeveritare në Maqedoni. Grupi Ndërkombëtar i Krizave u bëri thirrje të dy palëve të marrin masa për rivendosjen e besimit të dyanshëm. Ai i bëri thirrje Maqedonisë të pranojë propozimin e Kombeve të Bashkuara për ta ndryshuar emrin në Republika e Maqedonisë Veriore.