Ivanoviç: Kosova nuk mund të bllokojë mallrat serbe
Beograd - Prishtina nuk mund të luaj të njëjtën lojë si Beogradi apo Sarajeva lidhur me bllokimin e mallrave serbe drejt Kosovës. Ky është qëndrimi i Beogradit zyrtar i cili paralajmëron krizë në Kosovë nëse do të ndërmerrte një hap të tillë siç ka paralajmëruar. Ka qenë Sekretari shtetëror në ministrinë e Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanoviç, sipas të cilit qeveria e Kosovës pavarësisht kërcënimeve nuk do të bllokojë mallrat nga Serbia. Ai ka shtuar se një vendim i tillë do të ishte i "hap i pa menduar" nga i cili do ta pësonte më shumë pala kosovare. "Kjo nuk është politikë zyrtare e Prishtinës, por e disa politikanëve që testojnë se cili do të ishte reagimi", ka thënë Ivanoviç.