E Diel, 1 Nëntor 2026

GNK për Serbi-Kosovë, propozimi i njëjtë si rezoluta serbe


Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave ose GNK-së është kundër-produktiv, sepse propozon saktësisht të njëjtën gjë si Serbia me rezolutën e paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka deklaruar Albert Rohan, ish-zëvendësi i kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. Ai vlerësoi se GNK-ja ka përdorur argumente dhe gjuhë të njëjtë si pala serbe. Në një interviste për gazetën Express, diplomati austriak tha se nuk ka shtet në botë ku pakica ka autonomi më të fortë se serbët e Kosovës.
Autonomi për Veriun; shkëmbim territoresh; negociata pa përjashtuar asnjë temë, këto janë disa nga rekomandimet e GNK-së që përveç se tek autoritetet e Kosovës kanë irrituar dhe nxitur reagime të ashpra edhe të njohësve të zhvillimeve politike në Ballkan. "është raport kundër-produktiv, i cili hedh poshtë vendimin relevant të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke përdorur argumentim të njëjtë si Qeveria e Serbisë se gjoja kjo gjykatë ka dhënë vetëm një pikëpamje të ngushtë. Por përgjigja ndaj kësaj është se Gjykata është pyetur në mënyrë specifike me pyetjen e formuluar nga Serbia dhe ka dhënë përgjigje shumë të qartë''- citohet të ketë thënë Rohan. Sipas tij, "Secili që njeh situatën dhe problemet në Kosovë nuk do të ndikohet nga ky raport. Serbia duhet të pranojë se me Kosovën mund të bisedojë në nivel të barabartë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›