E Diel, 1 Nëntor 2026

GNK raport shqetësues për Maqedoninë dhe shqiptarët

SHKUP- Grupit Ndërkombëtar i Krizave në një raport të fundit i cili ka renë në duart e mediave shqiptare në Shkup thekson se situata në Maqedoni është shqetësuese dhe nuk ka përparim në zgjidhjen e çështjeve të shqiptarëve.

Raporti i GNK shpreh shqetësimet lidhur me tensionet dhe acarimet e fundit ndëretnike, ngecjet e theksuara të moszbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, bllokimin e proceseve euroatlantike dhe rritjen e shkallës së varfërisë. GNK vlerëson se në Maqedoni ka pakënaqësi nga të dyja palët që kanë qenë aty që para konfliktit të vitit 2001 dhe kjo situatë acarohet edhe më shumë nga zhgënjimi dhe mungesa e përparimit për anëtarësimin në NATO.

Sipas agjencisë se lajmeve INA, në raportin më të ri të GNK do të bëhen rekomandime të qarta që qeveria në Shkup duhet t’i zbatojë të gjitha klauzolat për gjuhën në Marrëveshjen e Ohrit, të japë fonde shtesë për kulturën dhe gjuhën shqipe, vendosjen e disa emrave te rrugëve në të dyja gjuhët, emrat e godinave qeveritare në dy gjuhë në Shkup, etj.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›