Presidenti i ri, Rama takon sot kreun e PBDNJ, Dule
TIRANË- Gjetja e konsensusit për emrin e presidentit të ri do të ulë sot në një tryezë kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama me kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule.
Ky takim është pjesë e takimeve që Rama ka nisur me krerët e partive parlamentare që i janë përgjigjur ftesës së tij publike, për të diskutuar në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit. Takimi pritet të nisë sot rreth orës 12:30.
Deri më tani, Rama është takuar me ish-aleatin e tij Ilir Meta dhe me kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Kryesocialisti ka deklaruar se për gjetjen e kompromisit në lidhje me emrin e presidentit të ri ai do ishte i gatshëm të takohej edhe me kryeministrin Berisha.
(ma.ar/BalkanWeb)