Koleget "zhveshin Krenar Ahmetin ne gjykate
Tirane- Shefi i Qarkullimit rrugor Krenar Ahmeti eshte kontrolluar fije e per pe nga koleget e tij para se te hynte ne Gjykate te Tiranes, ku ai eshte i pandehur. Ora shenonte 12:30 kur Ahmeti ka dorezuar armen e tij si dhe radion. Me pas ai ka ngritur duart lart dhe ka kaluar ne detektor. Por aty i eshte nenshtruar nje tjeter kontrolli nga efektivat e gjykates. Ne pranine e mbrojtesit te tij, Agron Shenbardhi ai eshte ulur ne banken e te akuzuarve. Avokati i tij mbrojtes i ka kerkuar gjykatesit te ceshtjes Martin Deda kohe qe te njihet me aktet e dosjes. Kerkesa e mbrojtesit ka shpene edhe ne shtyrjen e seances gjyqesore ne ngarkim te Ahmetit. Krenar Ahmeti akuzohet per vepren penale te "veprimeve arbitrare" dy here. Prokuroria ne dosjen e derguar Gjykates se Tiranes, sqaron se i pandehuri ka ndaluar ne menyre te padrejte dhe ka shoqeruar prokuroren Elisabeta Ymeri( Bajri) si dhe nje qytetar nga Durresi, Hekuran Neza. Sipas prokurorise ne deshmite e dhene perpara organit te akuzes nga qytetare te ndryshem, te cilet kane denoncuar shefin e qarkullimit rrugor Tirane, behej me dije se ai i kishte fyer dhe i kishte ndaluar ne menyre cnjerezore, duke i terhequr nga krahu dhe duke i marre mjetin me te cilin udhetonin, pa te drejte. Akuzat e ngritura nga qytetaret eshte hedhur poshte nga ana e Ahmetit duke sqaruar se ai nuk kishte thyer ligjin.