GSH: Bomba ajrore nga Afrika, qeveria pagoi seksere
TIRANE- Qeveria shqiptare ka blerë në Afrikën e Jugut, në muajin qershor të vitit 2007, plot 50 bomba ajrore të modelit MK 82, ndërkohë që qysh prej vitit 2005 avionët luftarakë MIG bashkë me municionet e tyre u nxorën jashtë përdorimit.
"Gazeta Shqiptare" në kryeartikullin e saj me titull “Trafiku, për bomba ajrore nga Afrika, qeveria pagoi sekserë” me gazetar Tedi Blushi zbulon fakte skandaloze të kësaj blerjeje- i cili- duke iu referuar dokumenteve zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, është bërë në emër të modernizimit të aviacionit tonë luftarak. “Ky, të paktën është pretendimi i dhënë nga ish-drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari, i cili blerjen e këtyre bombave e ka justifikuar vetëm me përdorimin e tyre nga ana e ushtrisë shqiptare”- shkruan sot GSH.
Sot në GSH do të gjeni detajet e korrespondecës së nëpërmjet kreut të MEICO-s Ylli Pinari me sekserin, nga Emiratet e Bashkuara Arabe i cili do të bënte transportimin e bombave në Holandë dhe më pas në Rinas por qe sot e kësaj dite mbetet i paqartë destinacioni i tyre, kur dihet se të gjithë avionët luftarakë së bashku me armatimin e tyre janë nxjerrë prej gati 5 vitesh jashtë përdorimit.
(s.g/BalkanWeb)