Mallakastër, Ismaili: Sulmi ndaj meje, politik
MALLAKASTëR- Kreu i Partisë Socialiste në rrethin e Mallakastrës Pajtim Ismaili ka deklaruar për mediat se sulmi ndaj tij është bërë vetëm për qëllime politike. Ashtu sic deklaron vetë ai, 2 personat, njëri i PD dhe tjetri i LSI kanë tentuar dje të prishin mitingun e banorëve në Fratan të Fierit, por pa ia arritur qëllimit. Ndërsa sot deklaron Ismaili goditën dhe dhunuan atë.
“Dhunimi im është politik, është rrjedhojë e protestës që zhvilloi Partia Socialiste në komunën Fratar. Protesta u bë për kushtet e vështira që po kalon e gjithë zona e Fratarit. Në mes të mitingut futen në turmë të dy këta personat që ishin sot për të prishur mitingun. Sado që morëm masa për të mos i lejuar të prishnin mitingun dhe i nxorrëm nga turma. Ndërsa sot këta persona erdhën edhe më kërcënuan duke edhe më goditur” – deklaron kreu i PS në Mallakastër
Duke denoncuar sulmin politik, Pajtim Ismaili tregon se i njeh mirë personat që e kanë kërcënuar dhe më pas goditur.
“Të dy personat unë i njoh shumë mirë dhe njëri prej tyre është edhe nënkryetar i LSI-së Gentian Dervishi dhe tjetri është Besnik Murati kryetar i Partisë Demokratike të fshatit Kutë” – thekson ai.
(m.a/BalkanWeb)