GaGa's po i bien flokët
Lady GaGa është në kulmin e shqetësimit të saj, sepse flokët e saj janë duke i rënë më të madhe. Ajo ka treguar se flokët e saj janë duke i vdekur dhe dita-ditës po i rrallohen.
Këngëtarja e hitit “Poker Face” vite me radhë i ka ngjyrosur flokët e saj me peroksid, duke ua ndërruar atyre ngjyrën, nga ngjyrë kafe në ngjyrë të bardhë.
Tani ajo është e vetëdijshme për rrezikun që po i kanoset dhe thotë se nuk di çfarë të bëjë.
“Me duhet që të bëj një prerje kimike, sepse përndryshe flokët e mia të bardha janë duke rënë të gjitha”, tha ajo.
GaGa njihet si njëra prej këngëtarëve me një stil mode më ekstreme në prerje të flokëve sesa yjet e tjerë në LA.
Sipas ekspertëve të mjekësisë, të cilët tërheqin vërejtjen për vajzat që bëjnë ndryshime në flokë, apo kanë telashe me qimet, atëherë duhet që të zhvillohet një terapi që sugjeron heqjen e flokëve “qel” dhe të trajtohet me alopeci.
Mjeku i gazetës dhe këshilltari për modë në gazetën The Sun ka thënë se ngjyrosja e flokëve shkakton dëmtime në gjëndër të tyre. “Kjo shkakton dëmtimin e qimeve dhe rrallimin e flokut, ku duket se flokët kanë rënë”.
“Kjo është njëra prej dëmtimeve që bëhen në tëmth të flokëve, sepse vija e flokëve dhe qimet janë më të dobëta në të gjithë kokën. Por, trajtimi i alopecisë mund të ndodhë në çdo pjesë të trupit të njeriut”.
GaGa, po ashtu ka pranuar në këtë intervistë për “US magazine”, se sa herë fle, gjithmonë bën edhe makijazh, praktikë që e përdor çdo javë. “Kjo nuk është e mirë për lëkurën tuaj, por jam e bekuar se kam gjene të mira”, tha ajo.
Ajo po ashtu ka folur edhe për Princeshën Diana, duke thënë se për të ajo është një ikonë e bukurisë , duke mos harruar edhe nënën e saj, Cynthia Germanotta.
“Nuk dal shpesh në diell, sepse mendoj se kjo gjë më shkakton rrudha në fytyrë, pra as në plazh nuk e bëj shpesh këtë”, ka treguar ajo njërin prej kompleksëve që ka, sa i përket bukurisë.
Ajo ka këshilluar fansat e saj që njëra prej këshillave më të mira të saj për bukurinë është të jeni vetvetja, duke mos kërkuar gjëra të pamundura dhe ndryshuar fytyrën e juaj. “Vetëm aplikoni atë që ndjeni në zemër dhe ndryshoni atë që është e nevojshme. Kur kërkoni që të jeni dikush tjetër, atëherë do të jeni i/e mërzitshëm për të tjerët”.
Një burim tjetër ka thënë për këngëtaren amerikane se ajo ka edhe një problem tjetër. Shputat e saj kanë filluar të dëmtohen dhe ajo ndien shumë dhimbje. Kjo për shkak se shumicën e kohës e kalon në këmbë.
Ndërkaq, në intervistë GaGa ka treguar se ka edhe një sekret. Ka frikë kur shkon të flejë. “Kjo sepse shoh filma horror dhe zakonisht ata më kujtohen në kohën e gjumit”.