Talenti/ja nga Tajlanda mahnit jurinë
Një garuese e versionit Tajlandez të shout “X Factor” ka shokuar jurinë kur zbuloi se në të vërtetë ishte mashkull në gjysmë të këngës derisa po këndonte një baladë dashurie.
Nanita Khumpiramon e prezantoi veten në shoun e talenteve para se të niste të këndonte një baladë dashurie.
Zëri i saj femëror e la publikun gojëhapur. Por derisa tre anëtarët e jurisë u magjepsën me zërin e talentes 27-vjeçare, këngëtarja kthehet në këngëtar dhe lë jurinë të stepur.
Pasi kishte mashtruar të gjithë këngëtari trans seksual vazhdoi të këndojë pjesën e mbetur të këngës “Unlovable” me zërin e tij “të vërtetë”. Por në fund, paneli i jurisë mbeti i mahnitur.
Të tre anëtarët votuan për këngëtarin që të paraqitet në fazën tjetër të garës.