Gabimi, Gjermania rigjen 55 miliardë euro
Gjermania i ka gjetur vetes 55 miliardë euro pasi zbuloi se ishte bërë një gabim në llogari në bankën Hypo Real Estate, e cila u shtetëzua pas problemeve në vitin 2008.
BBC raporton se, tani vendi pret që niveli i borxhit të ulet në 81.1 për qind për vitin 2011, 2.6 për qind pikë më pak se, parashikimi i mëparshëm. Zbulimi është bërë që në fillim të muajit, por ministri i Financave, Volfgang Shojbël e bëri lajmin të ditur tani. Banka HRE u përballe me mungesë likuiditeti pas falimentimit të gjigantit amerikan Lehman Brothers në vitin 2008. Qeveria gjermane i ofroi bankës një injektim kapitalesh prej 10 miliard eurosh përpara se ta shtetëzonte.