Qeveria: 16 ndërmarrje me fitim, derdhin 7 mln euro në buxhet
Ndërmarrjet e shtetit kanë derdhur në buxhetin e shtetit në fund të periudhës 9-mujore me shumë se 7 milionë euro në formën e dividentit. Të dhënat nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave njoftuan se të ardhurat nga dividenti për periudhën 9-mujore janë 834 milionë lekë, ku me normën më të lartë të fitimit rezultojnë INSIG-u dhe Albpetroli. Të dyja këto ndërmarrje aktualisht janë më të mëdhatë me kapital tërësisht shtetëror, ende të paprivatizuara, por të përfshira në këtë proces. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, vetëm nga dividenti i INSIG-ut janë arkëtuar në buxhet më shumë se 2 milionë euro, ndërkohë që 1.2 milionë euro janë arkëtuar nga Albpetroli. Gjithashtu, me fitim kanë rezultuar Posta Shqiptare, ndërmarrjet e portit të Vlorës, Durrësit dhe Shëngjinit, si dhe ndërmarrjet e trajtimit të studentëve në Shkodër e Elbasan. Shumica e këtyre ndërmarrjeve janë në proces privatizimi ose dhënie me koncesion. Në pronësi të shtetit, sipas programit të qeverisë do të mbeten hidrocentralet e mëdha dhe transmetimi i energjisë. Duke qenë se Shqipëria vjen nga një historik 50-vjeçar i mosekzistencës së pronës dhe shërbimit privat, menaxhimi sa më me efektivitet dhe eficiencë i procesit të privatizimit merr një rëndësi të veçantë. “Privatizimi është i ndarë në dy periudha të rëndësishme kohore: Periudha e parë, 1993-1999, ku të ardhurat nga privatizimet kanë qenë në një masë shumë të ulët. Ato lidheshin kryesisht me ndërmarrje apo asete të vogla. Dhe periudha e dytë, 2000-2010, gjatë së cilës u mundësua privatizimi i disa shërbimeve shumë të rëndësishme, të cilat deri në atë kohë siguroheshin nga shteti. Në këtë mënyrë, të ardhurat nga privatizimet u shndërruan në një zë të rëndësishëm në përballimin e deficitit të buxhetit”, shkruan portali ëëë.open.data.al. Viti 2000 ishte i pari që shënoi të ardhura të larta nga privatizimet, me 8.9 miliardë lekë, 80 milionë dollarë, duke financuar 22% të deficitit. Duhet theksuar se viti 2000 ishte një vit i vështirë për buxhetin, pasi të ardhurat totale të tij ishin më të ulëta edhe sesa shpenzimet korrente. Kjo do të thotë se, jo vetëm investimet janë financuar nga borxhi dhe privatizimet, por edhe nga një pjesë e shpenzimeve korrente. Gjithsesi, ky vit shënon edhe privatizimin e parë të rëndësishëm në vend, atë të Bankës Kombëtare Tregtare. Në vitin 2001, privatizimet u rritën me 43% dhe financuan 30% të deficitit të atij viti, ndërkohë që dy vitet pasuese patën një mesatare shumë të ulët. Viti 2004 shfaqi sërish të ardhura të larta nga privatizimet. Përveç të tjerave, 2004 lidhet edhe me privatizimin e ish-Bankës së Kursimeve, e cila mundësoi përballimin e një pjese të deficitit si dhe reduktimin e borxhit publik. Në vitet 2005 dhe 2006 u rikthye pushimi i procesit, ndërkohë që vetëm në vitin 2007 u realizua privatizimi i shoqërisë Albtelekom. Viti 2008 u pasua me një rënie 58% të të ardhurave të privatizimit. Gjithsesi, ato ishin në një masë të kënaqshme. Ishte tashmë radha e kompanisë ARMO për t’u transferuar drejt sektorit privat. Viti 2009 shënon pikën më të lartë të të ardhurave nga privatizimet. Rreth 25 miliardë lekë shërbyen për financimin e deficitit dhe padyshim që shitja e 76% e aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes sh.a. ishte ngjarja kryesore e vitit.
Interesant është viti 2010, në të cilin u fol gjatë për privatizimin e godinës së ish-hotel “Dajtit” nga Banka e Shqipërisë për shumën 30 milionë euro. Vitin që shkoi u anonçua
nisma për të përfunduar procesin e privatizimit të 1280 objekteve shtetërore brenda vitit 2011. Në këtë listë përfshihen jo vetëm ndërmarrje shtetërore, por edhe aksionet ende në zotërim të shtetit shqiptar pas privatizimit të tyre. Mund të përmenden aksionet pranë AMC-së, Albtelekomit, ish-OSSH-së etj.
Vitin që shkoi u anonçua nisma për të përfunduar procesin e privatizimit të 1280 objekteve shtetërore brenda vitit 2011. Në këtë listë përfshihen vetëm ndërmarrje shtetërore, por edhe aksionet ende në zotërim të shtetit shqiptar pas privatizimit të tyre. Procesi i shitjes ka ngecur nga kriza nuk ak të intersuar
Ndërmarrjet shtetërore me fitim
1-Sh.P.K. Disko Bar LUX 78
2-Qendra Tregtare për Zhvillim 9,204
3-Regjistri Detar Durrës 1,234
4-Porti Detar sh.a. Shëngjin 6,096
5-Porti Detar Vlorë 5,857
6-Porti Detar Sarandë 1,125
7-ANTA 25,847
8-Ndërmarrja e Studentëve Shkodër 89
9-Ndërmarrja e Studentëve Elbasan 14
10-INSIG sh.a. 259,277
11-Albpetrol sh.a. 147,963
12-AMC 18,900
13-QRA 2,879
14-Trans-Albania 4,125
15-Posta Shqiptare 26,783
16-Foralb Alabastër 90
Totali 834,691.00
Të dhënat në milionë lekë