Mbi investimet ne Kosove

Nje nga temat qe u trajtua me interes ne Forumin Ekonomik te Vjenes kete jave 24-26.10 ishte ajo mbi Mundesite e investimeve ne Kosove.
Ne konferencen dy ditore qe u zhvillua ne ambjentet e Bankes Raiffeisen Zentralbankne kryeqytetin austriak moren pjese rreth 170 pjesemarres nga 12 shtete dhe nje delegacion i rangut te larte nga Kosova me ne krye kryeministrin Hashim Thaci.
Po ashtu te pranishem ishin edhe perfaqesues te dhjetera firmave si Raiffeisen Bank International AG Siemens AG Uniqa Versicherungen AG Vienna Insurance Group Ame International GmbH HullaampCo Human Dynamics Faa Holding Fertgas GmbH.
Pjesemaresit kontribuan me fjalimet interesante dhe diskutimet mbi reformen e sistemit ligjor dhe pershtatjen me legjislacionin e BE normat e ulta tatimore dhe perpjekjet e qeverise se Kosoves per te rritur investimet ne vendin e vogel dhe relativisht te ri. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mimoza Kusari Lila ministre e Transportit dhe Industrise
Pozita gjeografike e Kosoves favorite per investitoret e huaj
Sekretarja e pergjithshme e forumit Dr. Elena Kirtscheva vecoi disa nga arsyet perse ia vlen te investohet ne Kosove. Sipas saj pasurite e shumta natyrore procesi i privatizimit i cili ofron mundesi direkte per investime rritja e tregut dhe mbi te gjitha pozita gjeografike jane shanse te medha per investitoret e huaj. Ajo vuri ne pah edhe faktin e politikes fiskale te qeverise se Kosoves si favorit per biznesmenet e huaj si dhe mundesite e medha per investime ne sektorin e bujqesise.
Kosova karakterizohet nga nje popullsi e re e arsimuar dhe e motivuar thekson Kirtcheva per DW.
Pavaresisht zhvillimeve ne veri Kosova eshte nje vend stabil dhe i favorshem per investitoret e huaj. Per kete jep argumentet e tij ministri per Zhvillimet Ekonomike te Kosoves Besim Beqaj. Zhvilllimet e fundit ne Kosove kane treguar se Kosova eshte vend stabil ku funksionon mire rendi dhe ligji ku ka nje orientim shume te fuqishem drejt ekonomise se tregut ku stabiliteti makroekonomik eshte shume me imire se disa vende te tjera ku ka nje rritje ekonomike shume me te madhe se sa disa vende te rajonit. Prandaj edhe firmat e huaja jane te mireseardhura thote per de ministri Beqaj. Por investitoret e medhenj gjermane ende nuk kane arritur te depertojen pasi sipas tij ata jane te interesuar per projekte shume te medha.
Ka qene pershembull telekomi gjerman Deutsche Telekomi i interesuar te depertoje ne Kosove. Arsyeja themelore e terheqjes se kesaj kompanie ishte sipas asaj qe une kam mare nga qeveria dhe drejtperdrejt nga Telekomi thjesht nga interesi per ceshtje biznesi. Sepse ata kane pasur nje projekt ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Normalizim i marredhenieve tregtare me Serbine
Por cfare ka ndryshuar ne Kosove pas ngjarjeve te fundit ne veri Si jane marredheniet e saj me Serbine dhe me gjere ne rajon
Ketyre pyetjeve i pergjigjet ministrja e Transportit dhe Industrise se Kosoves Mimoza Kusari - Lila Me Serbine Kosova tani i ka normalizuar marredheniet tregtare fale marreveshjes se arritur ne Bruksel ndersa per ne tani eshte e rendesishme qe te kemi nje fluks te panderprere te qarkullimit te mallrave kosovare permes Serbise per ne vende te tjera te Bashkimit Europian. Per ne kjo rruge eshte rruga me e shkurter dhe me e pershtatshme ndersa brenda Serbise paraqet nje sfide ne vetvehte zenia e tregut te Serbise me produkte kosovare. Situata eshte duke shkuar drejt normalitetit. Ka nje levizje te produketeve nga te dyja anet e kufirit ne mase shume me te madhe ne anen e Serbise per ne Kosove sesa ne anen e kundert. Gjithsesi ky eshte nje hap perpara po ta krahsojme me tre vitet e fundit thote zonja Kusari-Lila. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Besim Beqaj minister ekonomie
Sa per krizen ne Greqi ne forum u tha se ndikimi ne Kosove eshte shume i vogel. Ndaj investitoret e huaj nuk kane pse tremben. Ministrja e Tregtise dhe Transportit si shembull permendi importin e derivateve te naftes per shkak se prej vendeve te CEFTA-s per Kosoven Maqedonia eshte partneri me i madh tregtar. 70 per qind te importeve nga Maqedonia vijne nga rafineria greke e naftes OKTA e cila funksionon ne Maqedoni nderkohe qe flitet per planet e kesaj kompanie qe do te terhiqet nga Maqedonia.
Ky do te ishte edhe ndikimi i drejtperdrejte i krizes se Greqise ne Maqedoni. Per Kosoven ky produkt mund te zevendesohet pa luhatje as ne cmim dhe as ne sasi prezente ne treg. Dhe duke pasur marredhenie normale me vendet fqinje e vecanerisht me Serbine Kosova me siguri qe do te thithe mjaft investitore serioze dhe strategjik ne te ardhmen pasi ne kete vend mungojne ende shume gjera te nje rendesie te madhe te nje shteti qe kerkon te konsolidohet dhe te ndjeke rrugen e integrimit per ne BE.
Autor Mimoza Cika- Kelmendi
Redaktoi Aida Cama