E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuna shkon në altar në muajin e gënjeshtrave

SHKUP-Këngëtarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu e jjohur per disa histori dashurie që I ka bërë publike ka vendosur ti jap fund beqarisë. Më katër prill ajo do të bëhet nuse e Rilind Rekës, me të cilin është në lidhje dashurie më tepër se një vit.

Të përditshme në Shkup thonë se dasma është caktuar të mbahet më 4 prill në hotelit elitar “ Aleksandar Palas” në Shkup.

Personi fatlum i cili do të jetë bashkëshorti i yllit të pop muzikës është djali i ambasadorit të Maqedonisë në misionin e BE-së në Bruksel, Blerim Rekës.

Lajmi për martesën është bërë I ditur sipas gazetave, pikërisht nga diplomati Reka i cili ka vërtetuar martesën, por nuk ka preferuar të komentojë më shumë.

Dashuria e zjarrtë mes Tunës dhe Rekës, ka kohë që nuk mbahet sekret. Fotografitë e tyre mund ti hasësh gjithandej nëpër revista dhe faqet e tyre personale ne facebook.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›