E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaboni njeh pavarësinë e Kosovës

Gaboni bëhet shteti i 81 që njeh pavarësinë e Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli në Gabon gjatë takimeve me udhëheqësit e këtij shteti ndërsa pritet që më vonë të jepen edhe detaje të tjera.
 

Ndërkohë në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme figurojnë 81 shtete që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, mirëpo pas keqkuptimit që ka ndodhur me njohjen nga Omani, Gaboni del të jetë shteti i 81-të që ka pranuar pavarësinë e Kosovës, e jo i 82.
Gaboni është një ndër shtetet e Afrikës së Mesme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›