E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatikani “de facto” e ka njohur pavarësinë e Kosovës

Fakti se Kosova është vend me shumicë myslimane dhe se në Kushtetutën e këtij vendi nuk ndalohen në mënyrë eksplicite aborti dhe martesa e homoseksualëve, nuk duhet të shihet si arsye pse Vatikani nuk e njeh ende formalisht pavarësinë e Kosovës.

Por Vatikani tashmë ka njohur “de facto” pavarësinë e Kosovës. Të paktën kështu është kuptuar nga përfaqësuesja e Ambasadës amerikane në Vatikan në prill të vitit 2008, vetëm dy javë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovë, Monsignior Miguel Maury, person kontakti i Selisë së Shenjtë për Ballkanin.

Në kabllogramën që gjendet në faqet e Wikileaksit, zyrtari amerikan shkruan se përfaqësuesi i Vatikanit ka zvogëluar rëndësinë e hezitimit të Vatikanit për të njohur formalisht pavarësinë e Kosovës duke nënvizuar atë që e ka quajtur si “de facto njohje” të Republikës së re, duke shprehur dëshirën që shteti i ri të ketë sukses në procesin paqësor të ndërtimit të shtetit.

Si dëshmi të kësaj “njohjeje de facto”, përfaqësuesi i Vatikanit ka përmendur pranimin që Papa i ka bërë më 2 shkurt presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe mirëpritjen që ia ka bërë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës përfaqësuesit të Kishës Katolike në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›