Gaboni, shteti i 81-të që njeh Pavarësinë e Kosovës
PRISHTINE-Gaboni bëhet shteti i 81 që njeh pavarësinë e Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behxhet Pacolli në Gabon gjatë takimeve me udhëheqësit e këtij shteti ndërsa pritet që më vonë të jepen edhe detaje të tjera.
Ndërkohë në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme figurojnë 81 shtete që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, mirëpo pas keqkuptimit që ka ndodhur me njohjen nga Omani, Gaboni del të jetë shteti i 81-të që ka pranuar pavarësinë e Kosovës, e jo i 82.
Gaboni është një ndër shtetet e Afrikës së Mesme.
(d.b/BalkanWeb)