Gace Sdoja te merrja pjese i druhesha pergjegjesise
Mbremjen e se shtunes Aurela Gace u shpall fituese e edicionit te 49-te te Festivalit te Kenges ne RTSH. Kenga ime me muzike te Shpetim Saracit dhe tekst te Sokol Marsit do te prezantoje Shqiperine ne Festivalin Europian. Nje kenge e forte teper impenjative qe tingellon teresisht shqiptare. Per Aurela Gacen qe u druhej pergjegjesive tani fillon puna e vertete madje sic tha ajo ndersa ende mbante trofeun ne duar mendja filloi ti punonte per garen e ardhshme ne skenen gjermane. Por Aurela ka treguar gjithnje qe ia del. Ndjek instinktin ate
zerin e brendshem. Keshtu jam une thote kengetarja e cila renditi trofeun e trete si fituese e Festivalit te RTSH-se. Per here te pare eshte shpallur fituese ne vitin 1999 me kengen Sjam tribu dhe ne vitin 2001 me kengen Jetoj. Te dyja krijime te kompozitorit Adrian Hila. Dy vjet me pare pas vitesh qendrimi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ajo rikthehet ne Tirane dhe fiton trofeun e Festivalit Kenga Magjike me kengen Hape veten. Dhe pas 9 vitesh pas nje pune te gjate bindese nga kompozitori Shpetim Saraci Gace u ngjit ne skenen e Festivalit te RTSH-se duke rrembyer nje tjeter vend te pare. Nje dite pas fitores Aurela Gace ndan emocionet pas cmimit dhe rrugetimin e krijimit Kenga ime ne te cilen ajo gjen me te vertete veten.
Si u ngjiz Kenga ime Duhet tju kete pelqyer shume qe vendoset ti ktheheshit skenes se Festivalit ne RTSH pas 9 vitesh...
Kjo jam une i besoj instinktit asaj gjese se brendshme. Kisha refuzuar cdo lloj propozimi qe me eshte bere nga kompozitore te ndryshem. Edhe kesaj here kam thene jo deri ne momentin e fundit. E kisha vendosur qe nuk do te merrja me pjese ne festivale. Shpetimi ka kembengulur shume duke me marre ne telefon duke u ulur me mua per te me bindur se perse duhej te merrja pjese dhe ne fund per ta respektuar i thashe se doja te degjoja nje here materialin. Ai nuk kishte bere asnje gje ne fakt dhe kerkonte me insistim qe une te pranoja duke me thene se une dua nje here fjalen tende. Une dua te qep nje kostum sipas masave te tua. Nuk mund te bej nje kenge per nje kengetar tjeter e pastaj te ta jap ty.... Edhe kur me tregoi motivin serish i thashe jo edhe pse me pelqeu. Dhe ishim vetem nje dite larg mbylljes se afatit te pranimit te kengeve. Por ctju them motivimi sme ikte nga mendja. Une besoj shume dhe faktin qe ai motiv me rrotullohej ne mendje e mora si nje shenje. Dhe i thashe Shpetimit qe ti shkonte kesaj pune deri ne fund.
Ndonese tekstin e ka shkruar Sokol Marsi duket se ju rri mire apo jo
Prandaj edhe une nuk ndryshova asnje fjale. Kush me njeh e di qe une punoj shume me tekstin deri ne detaj qe ai te me pershtatet por kesaj here gjithcka ishte e qelluar. Sapo erdha nga Amerika dhe lexova tekstin me pelqeu menjehere. Ajo ishte jeta ime ajo cka une di te bej. Kam filluar te kendoj qysh 4 vjec e gjysme dhe tanime jam 36. Kjo eshte dashuri.
Pak me pare thate se e kishit vendosur qe nuk do te merrnit me pjese ne festivale perse e keni humbur besimin tek to
Kur kam marre pjese me pare ne festivale gjithcka ishte vetem ne rang kombetar kurse tani te fitosh festivalin eshte nje pergjegjesi shume e madhe pasi perfaqeson muziken e vendit tend ne nje aktivitet nderkombetar. E ndoshta une kisha frike nga pergjegjesia. Besomeni ne momentin kur u shpall cmimi i pare isha teresisht e hutuar dhe gjeja e pare qe u kam thene kolegeve qe kisha perreth ishte mu desh iu futa kesaj pune.
Tanime ju jetoni mes Shqiperise dhe Amerikes por do tju duhet te rrini ca me shume ne Tirane per tia nisur punes per Europianin...
Po po puna tashme ka filluar. Koha ecen shume shpejt. Madje qysh mbreme mendja filloi te me punonte per perfaqesimin ne Eurosong dhe thuajse nuk iu gezova dot cmimit. Por mua me pelqen kjo gjendje. Me pelqen te jem gjithnje e zene me pune dhe te mendoj per gjera te bukura.
Sapo mbaruat interpretimin ne naten e dyte te festivalit shumica e publikut e kishte mesuar fituesin ju vete ishit e sigurt per fitoren
Jo jo aspak. Gara mbetet gjithnje nje gare dhe ne te nuk ka asnjehere siguri. Eksperienca ka treguar qe festivalin e kane fituar te rinj qe nuk i ka njohur kush me pare. Ne nje gare nuk ka shume te beje eksperienca sepse mund te ndodhe qe nje 15-vjecar te qelloje me fat te kete nje kenge dhe nje ze te bukur. Per te gjithe qe hyjne ne kete konkurrim eshte si te ishte hera e pare.
Mund te thuhet se te ngjiteshit ne skenen e Eurosongut ka qene nje nga ambiciet tuaja
Nuk mund ta quaj ambicie por deshire per te provuar. Jeta jetohet mes emocionesh dhe mua me pelqen te provoj gjera te reja te marr nje telefonate te bukur nje mesazh te kenge te re te takoj nje njeri te panjohur... Keshtu qe edhe pjesemarrjen ne Festivalin Europian e shoh si nje emocion qe duhet provuar.
Si ju duket tashme ideja qe do te shkoni atje
Kemi ende rruge perpara. Nuk them se do bej cudira po do perpiqem qe te bej me te miren.
5 me te votuarat
1. Aurela Gace 82 pike
2. Alban Skenderaj amp Miriam Cani 66 pike
3. Saimir Braho 48 pike
4. Xhejsi Jorgaqi 44 pike
5. Enkelejda Arifi 36 pike
ALMA MILE