Etuhu burgoset për tetë muaj

Sulmuesi i Manchester Cityt, Kelvin Etuhu do të shërbejë dënimin me tetë muaj burgim për shkak të rrahjes jashtë një kazinoje, që la një person me nofull të thyer. Pas rrëzimit të Owen Fitzpatrickut, xhirimet kanë treguar Etuhun duke e goditur viktimën tre herë, derisa ai ishte i shtrirë në tokë.
Derisa futbollisti ishte deklaruar fajtor pas akuzave për shkaktimin e lëndimeve trupore dhe rrahje para Manchester Crown Court, gjykatësi David Hale shqiptoi dënimin.
“Ti dhe familja jote ke ardhur këtu nga Nigeria me asgjë përveç talentit tënd, përkushtimit dhe vullnetit për punë. Kjo është për çdo lëvdatë për ty dhe familjen tënde, por tani ke gabuar rëndë”, tha Hale.
Sulmuesi i Cityt është vëllai i vogël i mesfushorit të Fulhamit Dickson Etuhu, por nuk ishte përfshirë në skuadrën e Manchester Cityt për këtë sezon në Premierligë për shkak të ngarkimit me padi kriminale. Etuhu kishte bërë vetëm dhjetë paraqitje për Cityn nga 2006 dhe dështoi të shkëlqejë gjatë huazimeve në Rochdale, Leicester City dhe Cardiff.