E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biometrikisht shqiptar

Nga Express më 25 mars 2011 në ora 20:06

Liberalizimi i vizave me vendet e BE-së duket një lajm i mirë edhe për Lorik Canën, një nga liderët e Kombëtares shqiptare.

Dje mesfushori kuqezi është parë në orët e mëngjesit në Tiranë, ku ka aplikuar për pasaportë biometrike.

Natyrisht, një si ai nuk e ka kurrë problem të qarkullojë lirisht në Evropë, megjithatë pasaportat e vjetra shqiptare janë duke u hequr nga qarkullimi dhe Canës i duhet të nxjerrë një tjetër për të luajtur me Kombëtaren kuqezi.

Ai ka qenë dje në njësinë bashkiake nr. 5 në kryeqytet dhe ka bërë aplikimin e tij, ndërsa më pas i është drejtuar Durrësit, për të vijuar normalisht përgatitjet për ndeshjen e së shtunës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›