Kërkojnë siguri
Franca, Anglia dhe Italia këtë vikend do të synojnë të vazhdojnë ndërtimin e reputacionit të dëmtuar në vazhdimin e ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin evropian të vitit të ardhshëm. Franca udhëton në Luksemburg të premten në Grupin D, takim që do të duhej të ishte formalitet, por që zgjon vëmendje të posaçme për shkak të rikthimit të ‘rebelëve’ Patrice Evra dhe Franck Ribery, që kanë kryer suspendimet.
John Terry po ashtu kthehet si kapiten i Anglisë kundër Uellsit të shtunën. Udhëheqja e Terryt do të jetë e nevojshme për Anglinë në përballjen me Uellsin në Grupin G, në kapacitetin e plotë të stadiumit Millennium në Cardiff.
Italia, që sikurse Franca dhe Anglia zhgënjeu në Kampionatin botëror 2010, ka bërë fillim të mbarë të fushatës kualifikuese për Euro 2012 dhe udhëheq në Grupin C, por udhëtimi në Slloveni të premten do të jetë test serioz për skuadrën e Cesare Prandellit.
Kampioni i Evropës dhe i botës, Spanja, e pret Republikën e Çekisë në Granada në Grupin I të premten, pas fitoreve në tri ndeshjet e tyre të kaluara. Sulmuesi David Villa do të ketë rastin të bëhet golashënuesi më i mirë për Spanjën, pasi i nevojitet vetëm edhe një gol për të dalë para Raulit, me të cilin ndan rekordin me 44. Fernando Torres, i cili është i pesti në këtë listë me 26 gola, do të shpresojë që fanella e Kombëtares do t’i ndihmojë t’u rikthehet golave pas fillimit të vështirë në aventurën e tij te klubi Chelsea, ku ende nuk ka realizuar në shtatë paraqitjet e tij .
Gjermania po ashtu ka rekord të qindpërqindtë në Grupin A para përballjes në shtëpi me Kazakistanin në Kaiserslautern, njësoj sikur përcjellësi i parë në Kampionatin botëror 2010 Holanda, që përgatitet për takimin në udhëtim te Hungaria në Grupin E. Serbia pret Irlandën e Veriut prapa dyerve të mbyllura në Beograd, dënim ky i shqiptuar pas trazirave të shkaktuara nga tifozët serbë në ndeshjen e Grupit C kundër Italisë në Genoa.
Grupi A
Austria-Belgjika20:30
Gjermania-Kazakistani20:00
Grupi B
Armenia-Rusia16:00
Andorra-Sllovakia20:00
Rep.e Irlandës-Maqedonia20:45
Grupi C
Serbia-Irlanda e Veriut20:30
Sllovenia-Italia20:45
Grupi D
Luksemburgu-Franca21:00
Bosnja-Rumania19:15
Shqipëria-Bjellorusia20:00
Grupi E
Hungaria-Holanda20:30
Grupi F
Gjeorgjia-Kroacia18:00
Izraeli-Letonia19:05
Malta-Greqia20:30
Grupi G
Uellsi-Anglia16:00
Bullgaria-Zvicra17:45
Grupi H
Qipro-Islanda19:00
Norvegjia-Danimarka20:00
Grupi I
Spanja-Rep. e Çekisë22:00