S’flasin për thashethemet
Nga Express më 25 mars 2011 në ora 20:09
Aktorët Scarlett Johansson dhe Sean Penn nuk janë duke iu kushtuar ndonjë vëmendje të madhe thashethemeve për lidhjen e tyre.
Çifti – për të cilët thuhet se janë në lidhje pasi u kanë dhënë fund martesave të tyre – janë parë duke darkuar në një restorant në Los Angeles.
Dyshja papritur janë larguar nga aty. “Ata nuk kanë qenë në një tavolinë të rehatshme, por megjithatë kanë darkuar dhe janë kënaqur së bashku dhe nuk janë shqetësuar për thashethemet”, ka thënë një burim.