E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permiresohet gjendja e studenteve ne Spitalin Ushtarak

Nuk ka ndryshuar gjendja shëndetësore e dy vajzave që u dërguan në Austri për një mjekim më të specializuar nga dëmtimet e rënda që morën në aksidentin tragjik të Himarës.

Florie Peci ka shfaqur shenja zgjimi, ndërsa Eriselda Gubere vazhdon të ketë situatë stabile.

Ndërsa gjendja shëndetësore e 10 studenteve që gjenden në pavionet e Spitalit Ushtarak në Tiranë është përmirësuar ndjeshëm dhe sipas mjekëve, konsultat që do të zhvillohen mëngjesin e së hënës, do të vendosin dhe mundësine e daljes së disa prej tyre nga spitali ushtarak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›