Bashkia e Tiranes vemendje ndaj familjeve ne nevoje
100 familje në nevojë të kryeqytetit të cilat marrin trajtim në qendra sociale të ngritura nga Bashkia e Tiranës do të përfitojnë për 6 muaj pako ushqimore. Kësaj iniciative të Bashkisë së Tiranës iu përgjigj pozitivisht "Alpha Bank" e cila financoi këtë projekt, i cili si fillim do të mundësojë pako ushqimore për 100 familje deri në muajin Tetor.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, i pranishëm në ceremoninë e shpërndarjes së 100 pakove të para në qendrën sociale të kombinatit, u shpreh i vetëdijshëm se kjo nuk është e mjaftueshme por në të njëjtën kohë shprehu besimin se realizimi i projekteve të cilat kanë nisur të marrin jetë dhe kthimi i besimit të bizneseve tek Tirana, do të përmirësojë jetën e qytetarëve të Tiranës.
"Unë e di që kjo nuk është e mjaftueshme, unë e di që ju prisnit më shumë dhe natyrisht meritoni shumë më shumë. Bashkia e Tiranës është e angazhuar, për të përmirësuar jetën e çdo qytetari në kryeqytet. Duke qenë të vetëdijshëm, se kjo nuk është e lehtë dhe as nuk mund të realizohet në një ditë, ne kemi vënë fort theksin dhe kemi përqëndruar fokusin tonë, tek nxitja e punësimit. Unë kam shpresë dhe besim të madh, se projektet tona të cilat do të nisin realizimin shumë shpejt por dhe kthimi i vëmendjes së biznesit vendas dhe të huaj tek Tirana, do të mundësojnë hapjen e mijëra vendeve pune", -tha Basha.