Gadaffi kritikon revoltat në Egjipt e Tunizi

Lideri libik, Muammar Gadaffi ka kritikuar revoltat popullore në Egjipt e Tunizi. Nëpërmjet një mesazhi audio të publikuar mbrëmjen e djeshme, lideri libik ka deklaruar se këto vende nuk kanë arritur asnjë gjë nag këto revolta.
“Tunizia dhe Egjipti, çfarë keni arritur nga këto revolta? Keni zëvendësuar një regjim qeverie me një tjetër?...Pasi keni shkatërruar popullin tuaj, tashti dëshironi një president të ri???. Hosni Mubarak meriton të nderohet, do të ishte shumë mirë nëse do të qëndronte president i Egjiptit”, është shprehur Gadaffi.