E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra në Norvegji, policia arreston 6 të dyshuar

Policia e Norvegjisë ka arrestuar 6 persona, të cilët akuzohen për masakrën e ndodhur një ditë më parë, ku mbetën të vdekur 92 persona. Lajmi është bërë i ditur nga televizioni norvegjez.

Ushtruesi i detyrës së shefit të policisë, Sveinung Sponhajm, tha se i dyshuari Anders Bering Breivik e ka pranuar përgjegjësinë për të dyja incidentet, por është përpjekur të distancohet nga hetimi penal. Avokati Geir Lipeshtad nuk ka dhënë detaje në lidhje me motivet e mundshme që mund ta kenë çuar Breivikun në shkaktimin e dhunës. “Ai (Breiviku) thotë se beson që veprimet ishin barbare, porse në kokën e tij ato ishin të nevojshme”, tha Lipeshtad.
 

Breivik është përshkruar si fondamentalist i krishterë i krahut të djathtë, me pikëpamje anti-myslimane. Hetuesit janë duke hulumtuar nëse ai është autor i një manifestoje 1,500-faqesh që është postuar në internet, e që përshkruan planifikimin e sulmit.
Breivik akuzohet për terrorizëm dhe pritet të paraqitet para gjykatës të hënën. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me maksimumin e dënimit prej 21 vjetësh heqje lirie
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›