Gjermania, 100 milionë euro opozitës libiane

Gjermania tha se do t`i mundësojë Këshillit Kombëtar Tranzitor të kryengritësve të Libisë, një kredi prej 100 milionë eurosh për qëllime civile dhe humanitare.
Dhënia e këtyre mjeteve nga ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervele, është arsyetuar me faktin se lufta e kolonel Gadafit është kundër popullit të tij dhe se situata në Libi është shumë e rëndë.
Gjermania nuk është pjesë e misionit të NATO-s në Libi dhe ajo ka abstenuar nga votimi në OKB, që lejoi ndërhyrjen ushtarake atje.